Pyetjet më të shpeshta
Më poshtë janë disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me UWC dhe procesin e selektimit të UWC Kosova. Në qoftë se pyetja juaj nuk është përgjigjur më poshtë, mos hezitoni të na shkruani në e-mailin tonë info@ks.uwc.org
- Ku gjindet aplikacioni për UWC? Aplikacioni gjindet në këtë faqe tek seksioni i Konkursit.
- Kush ka të drejtë aplikimi? Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës që janë nxënës dhe mbi moshën 16 vjeçare dhe nën moshën 18 vjeçare më 01 Shtator 2025.
- Kur është afati për aplikim? Afati për aplikim është 10 Janar 2025, në orën 23:59.
- A paraqet problem në qoftë se nuk jam i rrjedhshëm në gjuhën angleze? Në UWC shkollimi dhe komunikimi është në gjuhën angleze dhe natyrisht është përparësi e theksuar nëse jeni të rrjedhshëm në anglisht. Megjithatë, gjatë procesit të selektimit gjuha angleze nuk është kriter që mirret parasysh.
- Unë kam shtetësi të dyfishtë. Përmes cilit komitet nacional duhet të aplikoj? Ju mund të aplikoni në UWC vetëm përmes një Komiteti Nacional, pa marrë parasysh numrin e shtetësive që posedoni. Së pari duhet ta kontaktoni Komitetin Nacional në shtetin që jetoni sepse të gjitha Komitetet Nacionale kërkojnë që t’ju takojnë personalisht gjatë përzgjedhjes. E-mail adresa e Komitetit Nacional të Kosovës është: info@ks.uwc.org. Nëse Komiteti Nacional nuk mund të pranoj aplikacionin tuaj për ndonjë arsye, ju lutem kontaktoni Komitetin e shtetit tjetër pasaportën e së cilës posedoni. Nëse asnjëri nga Komitetet nuk e pranon aplikacionin tuaj atëherë kontaktoni UWC International Office për detaje dhe udhëzim të mëtutjeshëm.
- Si funksionojnë bursat e pjesshme? Për bursat e pjesshme të pranuarit duhet ta paguajnë vetë pjesën që nuk mbulohet nga bursa. Kolegjet e ndryshme kanë kosto të ndryshme, prandaj mund të ndodhë që 25% e kostos së një kolegji të kushtoj më lirë se 10% e një kolegji tjetër.