Skip to content ↓

Historia dhe Idetë Themeluese të UWC

Në botën e trazuar të shekullit të XXI,  qëllimet dhe objektivat e UWC janë aq të vlefshme sa në 1962 - mbase edhe më tepër.

UWC u themelua ne 1962 kur Atlantic College në jug të Wales, në Mbretërinë e Bashkuar pranoi studentët e parë. Në një kohë kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj, qëllimi i kolegjit ishte të bashkonte të rinj nga kombe të ndryshme, në mënyrë që ata të shërbenin si kampionë paqeje nëpërmjet një edukimi të bazuar në bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Koncepti i UWC u themelua mbi idetë e edukatorit gjerman, Kurt Hahn, një ndër themeluesit e lëvizjes UWC. Hahn besonte se shkolla duhet të jetë një përgatitje për jetën, jo thjesht universitetin, dhe edukimi duhet t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë këmbënglujen dhe aftësinë për të përballuar dështimin si edhe suksesin.

Themelimi i lëvizjes UWC në 1962 ishte kulmi i filozofisë së Hahn për edukimin. Hahn ishte një pioner, disa nga iniciativat e tij më të hershme përfshijnë Salem School në Gjermani dhe Outward Bound. Më pas, ne 1958, gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në NATO Staff College, ai u frymëzua nga bashkëpunimi që hasi ndërmjet ish-armiqëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mendoi se nëse do të edukonim të rinj nga e gjithë bota së bashku, mund të parandalonim konflikte në të ardhmen. Nga ky besim në fuqinë e edukimit për të ndryshuar botën lindi lëvizja UWC, me misionin për ta kthyer edukimin në një force që i bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat për një të ardhme të paqtë dhe të qëndrueshme.

Që atëhere, UWC ka qenë seriozisht e përkushtuar në pajisjen e nxënësve me një eksperiencë edukimi sfiduese dhe tansformuese, për t’i frymëzuar që të bëhen agjentë të ndryshimit pozitiv dhe për të kontribuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe në paqe.

 

Page 1

Timeline

UWC Today

18


There are 18 UWC schools and colleges

150


We are represented in more than 150 countries through our national committees.

60,000


More than 60,000 students from over 180 countries have studied at UWC schools and colleges and on our short course programmes.